08.01.2018. Ish Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Nehat Mustafa, përmes një shkrimi ka kërkuar që edhe në Ferizajt të hetohen rastet e ndërtimeve të larta. Gjithashtu Mustafa ka kërkuar nga kryetari Aliu dhe Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj që të bëjë pezullimin e të gjitha ndërtimeve që janë në proces me qëllim të analizimit të kushteve të lejeve të lëshuara dhe të vërtetohen lëshuar ato konform ligjit dhe a janë respektuar lejet përkatëse gjatë ndërtimit.
Postimi i plotë i Mustafës
Njëjtë duhet të veprojë edhe Prokuroria e Ferizajt. Ndërtimet e larta duhet të hetohen një për një.
Kryetari i Komunës Z.Aliu , duhet që të kërkojë nga Drejtoria e Urbanizmit pezullimin e të gjitha ndërtimeve që janë në proces, me qëllim që të analizohen kushtet e lejeve të lëshuara, sa janë ato konform ligjeve në fuqi dhe sa janë respektuar lejet përkatëse.
Le të fillohet me ndërtesën që është pranë asaj të Kuvendit Komunal dhe te vazhdohet me të tjerat.
Pres me shumë besim nga kryetari Aliu që të mos amnistohet asnjë shkelës i ligjit për ndërtimet, e prokuroria ti hetoj ata që kanë lejuar këto keqpërdorime.