02,08,2025

Nehat Mustafa dhe “Reformimi Demokratik për Ferizajin” i bashkohen NISMA Socialdemokrate

Must Read

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar sot se z. Nehat Mustafa, bashkë me bashkëpunëtorët e tij nga iniciativa qytetare “Reformimi Demokratik për Ferizajin” (RDF), nga sot do të jenë pjesë e kësaj partie politike.

Sipas njoftimit të Limajt, ky bashkim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të përfaqësimit politik dhe angazhimit qytetar, jo vetëm në Ferizaj, por edhe në nivel qendror.

“Z. Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe aktivist i përkushtuar në çështje politike dhe shtetformuese, ka dhënë një kontribut të çmuar në proceset demokratike dhe në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e NISMA-s.

Kryetari Limaj ka uruar mirëseardhje të përzemërt për z. Mustafa dhe ekipin e tij, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i tyre do të jetë i frytshëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Ky zhvillim vjen në prag të zgjedhjeve lokale dhe shihet si një riorganizim i skenës politike në Ferizaj, duke e pozicionuar NISMA Socialdemokrate si një forcë me ndikim në këtë komunë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Besnik Berisha njofton largimin nga NISMA Socialdemokrate dhe ndërprerjen e aktivitetit politik

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Besnik Berisha, një prej figurave të njohura lokale të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img