18,05,2024

Nehat Baftiu: Kosova po mbetet pa anesteziologë për shkak të kushteve

Must Read

Kryeanesteziologu i QKUK-së, Dr. Nehat Baftiu, ka alarmuar për mungesë të kuadrove të reja të cilat sipas tij sapo diplomojnë e lënë Kosovën për të shkuar në Evropë për kushte më të mira punë.

Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror kryen dy lloje të shërbimeve, anestezionin për pacientët që hyjnë në operacion si dhe kujdesin për ata pacientë që qëndrojnë në dhomat intensive. Drejtori i Klinikës, Dr. Nehat Baftiu, thotë se anesteziologët mundësojnë realizimin e rreth 100 operacioneve brenda ditës në 32 sallat e QKUK-së, ndërsa rreth 50 pacientë mbahen në mjekim intensiv.

Baftiu deklaron për Gazeta Shneta se fal pajisjes me aparatura nga një kompani gjermane para disa viteve, QKUK disponon aparaturat më të mira në rajon. Ai thotë se shumica e barnave aktualisht janë në dispozicion.

Shumica e barnave nuk mungojnë, përveç materialit shpenzues, tubusave, elektrodave, gjilpërave, ndërsa prej barnave protamoli”, ka thënë mjeku. Stafi kujdestar i kësaj klinike nuk është i mjaftueshëm sepse në secilin repart duhet të jenë një mjek dhe një teknik kujdestar, derisa sipas Baftiut me këtë kapacitet duhej të kishin 75 anesteziologë.

“Jemi afër 50 anesteziologë, ndërsa kujdestaritë i mbulojmë me aq sa na mbesin sepse 32 mjekë duhet të jenë në salla, sipas rregullave për secilin pacient duhej të ishin dy infermier në dispozicion”, ka deklaruar Baftiu. Sipas tij, ata pranojnë mjek të rinj sapo diplomohen por nuk ka mjaftueshëm të tillë në vend, ngase largohen për në vendet evropiane.

“Nuk ka anesteziolog pa punë, por nuk ka kuadër, të rinjtë e porsa diplomuar po largohen nga vendi për në Evropë ku paguhen më shumë, ndërsa ne kemi punuar edhe në kohë të vështira kur pagat ishin minimale”, ka përfunduar Baftiu. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img