Kur Italia fashiste në vitin 1939 ishte hedhë në sulm për ta pushtuar Shqipërinë, paraprakisht Çiano që ishte pjesë e oborrit të Duçës, për ta prezantua pushtimin si çlirim dhe bashkim të shqiptarëve dhe për ta ngulfat rezistencën e këtyre të fundit, publikoi planin se qëllimi i sulmit nuk ishte okupimi por bashkimi I Kosovës dhe Çamëris me Shqipëri.
Ata që i besuan pushtimit fashist u bënë vegla qorre të tyre e ata që e refuzuan bashkëpunimin me fashizmin, u konfrontuan gjoks për gjoks me ta, dhe me 29 nëntor të vitit 1944 e çliruan vendin dhe vendosën një qeverisje gjithë popullore, por me një kosto shumë të dhimbshme.
Në vitet 90-ta kur përsëri u kthyen në pushtet ish këlyshët e Duçës, anë e mbanë Shqipërisë gumëzhiu kazma e shkatërrimit. Ata përpos që përmbysën çdo gjë mbi dhe, nuk harruan ti shkulin nga varri edhe luftëtarët dhe dëshmorët që e shpartalluan fashizmin Italian dha nazizmin gjerman.
Nga monumenti nënë Shqipëri u nxorrën eshrat e dëshmorëve dhe njerëzve të mëdhenjë të kombit dhe u vendosën kockat e një banditi të zi- Azem Hajdarit.
Ironia sot është edhe më neveritëse kur dëgjon faktin se qeveria e Shqipërisë po negocion me shtetin grek për shfuqizimin e ligjit të luftës që midis këtyre dy shteteve, pa fajin e palës shqiptare zotëron tash e 70 vite. Në këto negociata pala greke I ka kërkuar shtetit shqiptarë që si një nga kushtet për shfuqizimin e ligjit të luftës është ngritja e monumenteve për ushtarët grek të rënë në vitet 40-ta në Shqipëri për pushtimin e Korçës Gjirokastrës etj, atë që Greqia tradicionalisht e quan Vorio Epiri. Dhe me sa duket qeveria shqiptare është dakorduar.
U qoftë turpi I zi qeveritarëve shqiptarë që po e marrin guximin tu a njohin lavdinë pushtuesve të Shqipërisë, e në anën tjetër nuk e kanë kurajën ti rikthejnë kockat e udhëheqësve të çlirimit të vendit në monumentin nënë Shqipëri.
Athua vallë ju qeveritarë aktual të Shqipërisë jeni vetëm për të faturuar rrymën, ujin, për të grumbullua bërllokun e për të mbjellë e shitë kanabis dhe jo për të kryer ndonjë mision tjetër ?. Pse ju se merrni guximin për të kërkuar nga ish hapësirat e Jugosllavisë ngritjen e një monumenti për ushtarët çlirimtar nga Shqipëria që ranë në luftërat për çlirimin e Jugosllavisë. Fundja ata ishin çlirimtarë dhe jo pushtues të atyre trojeve. Por ju s’mund ta bëni këtë sepse edhe pse jeni ndryshe nga të parët megjithatë jeni pjesë e modelit të fëlliqur të demokracisë fashiste në Shqipëri.
Prandaj të gjitha këto zhvillimet e pasviteve të 90-ta në hapsirat shqipëtare ngrehin një dilem se nëse fatëkeqsia për shqipëtarët janë vendimet e ndërkombëtarëve apo edhe vetë shqipëtarët, e përgjigjja është e çartë si drita e diellit, të dy sëbashku.
Me respekt
Remzi Hasani
Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha