06,03,2025

Në zonën 40 voziti 129 km/h, gjobitet 300 euro dhe i konfiskohet patentë-shoferi për gjashtë muaj

Must Read

Policia Rajonale në Ferizaj në orën 02:00 të mëngjesit ka ndaluar një veturë në Ferizaj në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas PK-së, në zonën e kufizimit 40 km/h shoferi automjetin e udhëtarëve kishte zhvilluar shpejtësi 129 km/h.

Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet L.C., 21-vjeçar ka shqiptuar gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro.

Po ashtu tre pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img