18,05,2025

Në vitin 2018 nis ndërtimi i autostradës Nish – Prishtinë – Durrës

Must Read

Në vitin 2018 do të fillojë së ndërtuari rruga Nish – Prishtinë – Durrës. Autostrada e Paqes, emër ky i pagëzuar nga serbët, në vend të Rrugës së Kombit, do të fillojë ndërtimin e seksionit të parë Nish-Ploçnik, 36 kilometra i gjatë.

Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, shkruan sot Koha Ditore.

“Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro. Ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, deklaroi Zorana Mihajloviq.

Sipas ministres serbe të Transportit, të dhënat financiare janë ende paraprake. Mihajloviq ka thënë se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img