12,05,2025

Në vigjilje të Ditës Botërore për Dhurimin e Gjakut, në Ferizaj organizohet aksion për dhurimin e gjakut

Must Read

Ndër aktivitetet e para të Javës së Shëndetësisë ferizajase, në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ishte edhe aksioni për dhurimin e gjakut në vigjilje të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Këtij aksioni i priu Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini, kryetarin e Këshillit organizativ, Dr. Xheladin Reçica, drejtorë komunal e qytetarë.

Në fjalën e tij, kryetari Aliu përgëzoi mantelbardhët për punën e angazhimin për realizimin e aktiviteteve kushtuar 150 vjetorit të themelimit të qytetit, gjersa me fjalë rasti, këtë takim e përshëndeti edhe drejtori i DShMS-së, Dr. Kemajl Emini si dhe kryetari i Këshillit organizativ, Dr. Xheladin Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img