20,12,2024

Në UShAF u mbajt Punëtori me përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut

Must Read

Në UShAF qëndruan përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, Austri (Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Pia Auer dhe Ulrike Szigeti), të cilët mbajtën Punëtori me studentët e UShAF me temën “Dizajni i Produktit dhe Bashkëpunimi me Industri”.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i uroj mirëseardhje përfaqësuesve të këtij Universiteti, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën që i kan dhënë universitetin tonë deri më tani dhe theksoi se zhvillimi i institucionit tonë është si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut.
Po ashtu, përfaqësuesit e këtij Universiteti falënderuan rektorin dhe u shprehën të kënaqur që po takohen prapë me studentët e UShAF dhe se bashkëpunimi po sjell rezultate të suksesshme për të dyja institucionet.
Punëtoria kishte për qëllim që studentët të luajnë rolin e një eksperti të jashtëm, si dhe të ndihmojnë kompanitë me idetë dhe kreativitetin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen kompanitë të bëjnë avancime. Ata dhanë idetë e tyre rreth prodhimit, dizajnimit, përdorimit të produkteve të cilat ata i prodhojnë.
Në këtë punëtori, morën pjesë 40 studentë, të cilët punuan në 10 grupe, të shpërndarë në 5 kompani.
Pas përfundimit të studimit studentët pjesëmarrës prezantuan punën e bërë gjatë kësaj Punëtorie dhe u vlerësuan nga Komisioni me vendin e parë dhe të dytë për secilën kompani veç e veç.
Komisioni përbëhej nga: z. Agron Bajraktari, z. Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Nuhi Çerkini (Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal) dhe Zekirja Jakupi nga Komuna e Ferizajt.
Ndërsa, Kompanitë në të cilat studentët po zhvillojnë studimin janë: Ahikos, Daça, Tefik Çanga, Sela Impex dhe ANB Baliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img