15,01,2025

Në UShAF mbahen Punëtori me regjisorin britanez Doug Gillen dhe artistin amerikan Zane Prater

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përgjatë edicionit të VII-të të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line, u mbajtën punëtoritë: “Dokumentimi i Artit Rrugor” me mentor regjisorin britanez Doug Gillen dhe “Përdorimi i mjeteve digjitale për të sjellë në jetë idetë tuaja”, me mentor artistin amerikan Zane Parter.

Në Punëtorinë “Dokumentimi i Artit Rrugor”, studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara dhe të rinj të tjerë nga regjioni i Ferizajt, u njoftuan për bazat e dokumentimit filmik të artit rrugor dhe para tyre u demonstrua metoda të ndryshme të krijimit dhe editimit të videove përmes mjeteve që janë në dispozicion. Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit patën për detyrë të ndjekin punën e artistëve të ftuar gjatë festivalit dhe të krijojnë video që dokumenton veprat e artit që janë pikturuar, si dhe prezantim të vetë artistëve.

Ndërsa, në Punëtorinë “Përdorimi i mjeteve digjitale për të sjellë në jetë idetë tuaja”, pjesëmarrësit kanë ndjekur prezantim për metodat se si arti digjital mund të jetësohet në një mural të përmasave të mëdha. Përveç kësaj, rëndësi të madhe i është dhënë procesit të krijimit të koncepteve. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë hap pas hapi mënyrën e punës nga një artist i kalibrit të Zane Prater.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img