03,05,2024

Në  Slivovë  të Ferizajt fillojnë punimet në  rregullimin e 16 rrugëve 

Must Read

Fillimin e punimeve nga afër e përcolli kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin Faruk Gurin, por edhe bashkëqytetarë të këtij fshati. Me këtë rast kryetari Svarqa vlerësoi se banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur këto investime.

“Ky projekt komunës i kushton mbi 370 mijë euro dhe është tepër i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore, rrugore në këtë vendbanim tepër të rëndësishëm për komunën e tonë, i cili edhe për nga shtrirja gjeografike, por edhe nga afërsia në komunën e Ferizajt tregon për një vëmendjen të qeverisë komunale, për të pasur lidhje rrugore dhe qasje më të mira të lagjeve të këtij vendbanimin me pjesën e magjistrales që lidh Shtimen me Ferizajn. Jam shumë i sigurt që në këtë projekt që do të asfaltohen një numër i madh i rrugicave do të realizohen punime me seriozitet të madh nga kompania përfituese e këtij projekti në gjerësi permanent, sipas mundësive dhe me aplikim të standardeve prej gjashtë metrave, por ne vende të caktuara edhe nga pesë metra”, ka thënë kryetari Svarqa, duke uruar banorët e këtij lokaliteti për rrugët e reja.

E nga ana tjetër banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur fillimin e punimeve në rregullimin e rrugëve të tyre. Bajram Haxha, banorë i këtij fshati, tha se këto projekte i kanë munguar fshatit të tyre.

“Rrugët tona kanë qenë shumë të dëmtuara dhe nuk kanë pasur as fëmijët se si të shkojnë në shkollë. Ne sot falënderojmë komunën e Ferizajt për këto investime që po bën në fshatin tonë”, ka thënë Haxha.

U bë e ditur se gjatësia e këtyre rrugëve është 6195 metra. Po ashtu u tha se shumë shpejt punimet në të fillojnë edhe në rregullimin e rrugëve në fshatin Koshare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img