03,05,2024

Në shkollat e Ferizajt, këtë vit ka pasur investime të shumta

Must Read

Pothuajse në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, gjatë këtij viti është investuar.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për gazetarë nga i pari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili. Sipas tij është intervenuar në rregullim të tualeteve nëpër shkolla, është bërë ndërrimi i dyerve dhe dritareve, por është intervenuar edhe në kulmet e shumë shkollave që kanë pasur problem.

U bë e ditur se gjatë këtij viti donacion ka qenë edhe një transportues për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Ndërsa e veçanta e këtij viti shkollor ishte edhe inaugurimi i shkollës ekonomike i cili është ndërtuar nga Ministria e Arsimit, ku edhe njëkohësisht është bërë edhe dislokimi i shkollës “Jerondim de Rada”në ish shkollën ekonomike.

Në Komunën e Ferizajt janë 37 shkolla fillore dhe 7 të mesme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img