Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e tretë të Komitetit për Politikë dhe Financa bashkë me përfaqësuesit politik të këtij komiteti.
Fillimisht si pikë e parë e rendit të ditës ishte propozim – vendim për miratimin e planit vjetorë të Kuvendit të Komunës për vitin 2022,ku pas shumë diskutimeve nga ana e antarëve të KPF-së u vendos që kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Alliu, ka bërë propozim – vendim për vënien në diskutim publik të ndryshimit dhe plotësimit të Statutit të Komunës së Ferizajt 01.Nr.50 të datës 28.06.2013. Me këtë rast Aliu, tha se në ndryshimin e Statut është paraparë që të bëhen edhe tri drejtori të reja, ajo e inspeksionit, do të ndahet drejtoria e rinisë dhe sportit nga drejtoria e kulturës si dhe do të shtohet drejtoria e mrbojtja dhe shpëtimi.
Ndërkaq drejtoria e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim – vendimi për pagesë të anëtarësisë së Komunës së Ferizajt në Shoqatën e Unionit të Bashkive Shqiptare. Sipas saj, kjo pagesë për një vit kalendarik do të bëhet në vlerë prej 8,902.46 euro, ndërsa përmes këtij unionin do të bashkëpunojnë komunat në intensifikimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit e kulturës.
Është diskutuar edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të ndryshimit dhe plotësimit të Draft Rregullores për Dhënien e Dekoratave 01.Nr.27 të datës 31.03.2015, ku këtë propozim e ka bërë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati Shabani. Ajo ka thënë se është përpare të behet ndryshimi i i çmimit “Nderi i Qytetit”, ku këtë çmim do ta ndajë Kryetari i Komunës së Ferizajt.
E nga ana tjetër shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Albion Sherifi, ka bërë propozim-vendimin për miratim të Planit të Veprimit për Transparencë për Periudhën 2022-2026.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, para anëtarëve të KPF-së ka bërë propozim – vendim për anulimin e vendimit me nr. 01.Nr. 18 të datës 28.12.2021, propozim-vendimin këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 398-1; Z.K.Talinoc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, me pjesën e ngastrës kadastrale 400-0 Z.K. Talinoc i Muhaxherve, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame Ferizaj, si dhe propozim – vendimin për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr. 01.Nr. 37 të datës 30.04.2015.
Poashtu është diskutuar edhe propozim – vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr. 24 të datës 25.03.2021, propozim – vendim për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Rrugicave dhe Shesheve për kompletimin e sistemit të adresave komunale, propozim – vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve me nr. Kadastrale 0-72217092-00714-4-22-21-0 dhe 0-72217092-1-3-1-0, Z.K.Ferizaj si dhe propozim – vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ngastrave kadastrale 572-0, 570-1 dhe 561-1 Z.K. Ferizaj.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me 31 mars duke filluar nga ora 10:00.