21,12,2024

Në realizim e sipër edhe një sërë projektesh infrastrukturore në Ferizaj

Must Read

Të enjten është bërë asfaltim i rrugëve “Ilmi Hashani” dhe “Feniksi” në fshatin Greme. Nga afër punimet në realizmin e këtij projekti i përcollën kryetari i Muharrem Svarqa dhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi.

Mbikëqyrësja e këtij projekti inxhinierja Leonora Zeqiri, tha se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për banorët sepse dukshëm lehtëson qarkullimin e banorëve të kësaj pjesë të fshatit Greme.

“Kjo rrugë po asfaltohet me standarde të larta, me gjashtë metra gjerësi, 11 cm trashësi dhe me ngjeshje adekuate”, ka thënë Zeqiri.

Edhe banorët e kësaj rrugë janë shprehur shumë mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e rrugës së tyre. Ata thanë se tashmë janë krijuar lehtësira shumë të mëdha të qarkullimit.

Rrugët “Ilmi Hashani” dhe “Feniksi” kanë një gjatësi mbi 1200 metra dhe ka dy shtresa të asfaltimit. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 85 mijë euro.

14317359_1264896606878493_8244759852763528542_n 14364759_1264896516878502_5162878906354784899_n 14368879_1264896616878492_3000002082060367713_n 10402609_10204034369519798_4980984538880725836_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img