28,04,2024

Në Qendrën Sociale në Dubravë shfaqet një program i pasur kulturo-artistik

Must Read

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, gjatë ditës së sotme në Qendrën Sociale në Dubravë, u organizua një program i pasur kulturo-artistik ku performonin shoqata franko-kosovare “Spanish flamengo meets tallava”, me këngëtare dhe valltarë të kësaj shoqate.

Hapjen zyrtare të këtij programi ë bëri përfaqësuesi i Caritas Kosovës, Pal Baftiaj, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që begatuan këtë program kulturo-artistik.

“Po shënojmë një ngjarje që po ja kushtojmë fëmijëve të këtij komuniteti, në një qendër ku është shpallur nga Komisioni Evropian si qendrat më atraktive në nivel të Kosovës, qendër kjo e cila funksion fal bashkëpunimit të Komunës së Ferizajt”, ka thënë Pal Baftija nga Caritas Kosova.

Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se si komunitet shumicë ka obligim që investimet për këtë pakicë, ti shtojë për të mirën e të gjitha organizimeve që bëhen në të mirë të këtij komuniteti. Kryetari Svarqa, ka falënderuar edhe Caritas Kosovën për bashkëpunimin shumë të mirë që ka e që po zhvillohet në të mirë të këtij komuniteti.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka argëtuar shoqata franko-kosovare “Spanish flamengo meets tallava”, me këngëtare dhe valltarë të kësaj shoqate.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img