Nga shtëpia del rrallë, e në shkollë nuk shkon më.
Liburnin 10 vjeçar e ka detyruar të qëndrojë brenda banesës, mungesa e ashensorit, njofton Klan Kosova.
Në fakt lifti, ekziston por ai është jashtë funksionit për një kohë të gjatë, dhe kësisoj nga kati i shtatë vogëlushi, nuk mund të zbritet më në krahë.
Kështu, gjyshja, thotë se kjo dhe prindërit e Liburnit, e kanë vetëm një dëshirë.
Telashe të mëdha kanë edhe të moshuarit.
E një përfaqësuese e banorëve, thotë se në këtë ndërtesë të lagjes Dardania, nuk është problem vetëm ky ashensor.
Por problemit të këtyre banorëve, zgjidhje po u premton , Drejtori i Shërbimeve Publike, Gent Begolli.
Ndërkohë, ky rregullim ashensori, do të respektojë lejet e banorëve të kateve 2, 4 dhe 6, që për shkak se i posedojnë të gjitha banesat, i kanë mbyllur daljet e hyrje në lifte.