Ferizaj.27.05.2017. Në Prelez të Ferizaj rreth orës 10:300 ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast drejtuesi i kombit ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi I Emergjencës së QKMF-së dhe policia.
Sipas mjekut kujdestarë në Emergjencën e QKMF-së Naim Çerkini ekipi i emergjencës vetëm ka konstatuar vdekjen drejtuesit të makinës.
Sipas dëshmitarëve okular të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast thuhet se vozitësi i automjetit menjëherë pas aksidentit ka qene pa shenja jete.
Viktima është mashkull i moshës rreth 55-60 vjeçare.
Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.
Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.