15,05,2025

Në Prelez përkujtohet dëshmori Liman Rekaj dhe shënohet dita e shkollës

Must Read

Ferizaj.06.05.2017. Këtë të shtunë, në Prelez të Ferizajt është përkujtuar Dëshmori Liman Rekaj dhe është shënuar dita e shkollës.

Me një program të përgatitur nga nxënësit e shkollës në Prelez të Ferizajt është përkujtuar Dëshmori Liman Rekaj dhe është shënuar dita e shkollës  në këtë fshat që mban emrin e dëshmorit.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin familjarë të dëshmorit, drejtues të qeverisë lokale të Ferizaj, bashkëluftëtare të dëshmorit dhe mysafirë të tjerë.

Mysafirëve me një fjalë rasti i ka përshëndetur, kryesuesi i Kuvendit  të Ferizajt, Faruk Guri, i cili është shprehur se si pushtet lokal do të bëjnë gjithçka që është e mundur që t’ju dilet në ndihmë shkollave të qytetit, për çka do që ato kanë nevojë, në mënyrë që edhe sukseset e nxënësve të mos mungojnë.

Ndërsa, drejtori e kësaj shkolle Hyzri Zymberi, ka folur për sukseset e arritura të nxënësve të kësaj shkolle, por edhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballen.

Në fund është shfaqur edhe një program i pasur kulturo-artistik, ndërsa janë vendosur kurora të freskta me lule tek busti i dëshmorit Liman Rekaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img