06,05,2024

Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë

Must Read

Kaçanik.13.04.2017. Në Sllatinë janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 18 vjetorin e rënies.

Në manifestimin e organizuar për nder të veprës së të rënëve, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se jemi bërë bashkë për të nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët në këto ditë të veçanta na bëjnë të ndihemi krenar duke kujtuar veprën e tyre sublime. “Dëshmorët ishin ideatorët, projektuesit dhe vizionarët e së ardhmes sonë të ndritur. Liria kishte sakrificën e saj, ndërsa dëshmorët ishin ata që u përballën me një armik të pabarabartë në luftë, por që në fund ky përkushtim i tyre u kurorëzua me lirinë e shumëpritur” tha Kryetari Ilaiz duke shtuar se sot kujtojmë historinë sa të dhimbshme, por edhe të lavdishme të atdheut tonë.
Ndërkohë në emër të Këshillit Organizues foli Kemajl Murseli. “ Kjo Trevë ka pasur në vazhdimësi burra atdhetarë, që kanë vepruar, luftuar e janë flijuar për vendin e tyre, që nga koha e Idriz Seferit e këtej, deri në ditët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në radhët e së cilës u rreshtuan edhe shumë djem e vasha të kësaj ane, të prirë nga dy viganët Komandant Zefi dhe Komandant Bardhi” tha mes tjerash Kemajl Murseli duke shtuar se familjet që dhanë dëshmorë dhe martirë, duhet të krenohen për ta që i patën, kurse ne të tjerët të kemi respekt për këto familje të sakrificës.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së foli Shefket Troni, i cili tha s lufta e UÇK-së mbetet shembulli më i mirë se si duhet luftuar e mbrojtur atdheu edhe në kushtet më të vështira, ndërsa shtoi se muaji prill i vitit 1999 si kudo në Kosovë edhe në Kaçanik ishte një muaj i përgjakshëm.
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti Kosovar Xhokli.
Është shfaqur edhe një program kulturor e artistik nga nxënësit e SHFMU “ALI Asllani” dhe artistë të tjerë, ndërsa më pas janë bërë homazhe te varrezave e dëshmorëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img