15,10,2025

Në Pejë arrestohen disa të dyshuar për vjedhje

Must Read

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Është e vërtetë që ka ndodhur një rast dhe janë arrestuar disa persona për vjedhje, mirëpo për shkak se rasti është në hetime nuk mund të japim më shumë informata”, theksoi zëdhënësi i Policisë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Rugova tregoi se në lidhje me këtë rast janë duke u hetuar edhe disa persona të tjerë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë nuk ishte në gjendje të konfirmonte informacionet e KALLXO.com, sipas të cilave gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë goditur veturën e Policisë.

“Rasti është në progres dhe informacione më gjerësisht merrni nesër në komunikatën e Policisë”, tha Driton Rugova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img