Përfaqësuesit e më shumë se 150 vendeve do të mblidhen sot në Kombet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshjen, e cila synon të zbusë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të mbajë temperaturën mesatare globale nën 2 gradë Celsius.
Liderët botërorë do t’i bashkohen sot sekretarit të përgjithshëm të OKB- së, Ban Ki-Moon, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi 55 vende, të cilat shkaktojnë emetimin e gazrave serrë, për të përfunduar procesin e ratifikimit.