10,09,2025

Në Nerodime të Ulët investohen mbi 250 mijë euro për asfaltimin e rrugicave të fshatit

Must Read

Ferizaj.02.08.2017. Në vazhdën e projekteve të shumta infrastrukturore ku po kryhen punët këto ditë, edhe në fshatin Nerodime e Ulët sot ka filluar asfaltimi i disa rrugicave të këtij lokaliteti.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Savrqa bashkë me një pjesë të qeverisë komunale ndoqi nga afër fillimin e këtyre punimeve me ç’ rast u shpreh i kënaqur që banorëve të këtij lokaliteti po u lehtësohet jeta dhe qarkullimi. Ai përmendi se ky investim tregon edhe përkushtimin e komunës për të sjell investime në të gjtha vendbanimet, ngase ky fshat për një kohë të gjatë nuk ka gëzuar ndonjë investim
“ Jemi bashkë këtu në fshatin Nerodime e Ulët me një pjesë të qeverisë komunale për të parë asfaltimin e këtyre rrugicave të cilat po asfaltohen me të gjtiha satndardet moderne të kërkuara , në përgjithsi do të asfaltojmë 4 kilometra rrugica të cilat kanë gjerësinë 4 metra dhe trashësi 7 centimetra dhe kapin një vlerë investimi prej 250 mijë eurosh.
Ky lokalitet ka qenë thuajse i harruar nga të gjitha qeveritë e pasluftës së Ferizajt, por në bashkëpunim me banorët e këtushëm kemi arritur që ta realizojmë këtë projekt.
Jemi të bindur se të gjitha punët që po bëhen janë garancë për një projekt të qëndrueshëm ku e pamë edhe aplikimin e teknologjisë përmes një makine të blerë së fundi nga ky operator e që është prodhim i vitit 2017 ku ndoshta nuk ka filluar të përdoret as aty ku është prodhuar në Gjermani.
Unë shpresoj që këto mjete pune e ky mkanizëm që kanë një kosto të lartë tregojnë se ne po punojmë me kompani majft të fuqishme të cilat po bëhen të njohura edhe përtej Ferizajt e Kosovës dhe suksei ynë i përbashkët nuk do të mungojë” deklaroi kryetari i komunës Muharrem Svarqa me këtë rast.
Ai ka falënderuar të gjitha banorët e fshatit Nerodime e Ulët që kanë dhënë pronat e tyre për zgjerim të rrugëve të cilat po asfaltohen. Theksoi se kjo gjë u a ka lehtësuar mjaft punën, prandaj duhet të jetë një shëmbull i mirë ky edhe për fshatrat e tjera.
Ndërkaq Bedri Aliu përfaqësues i banorëve të fshatit Nerodime e Ulët falënderoi komunën e Ferizajt që pas shumë kohësh, po asfalton rrugicat që lidhin lagjet e fshatit.
“Për ne është hera e parë që po prekim projekte të rëndësishme në fshat, ndërsa nevojë kemi pas shumë . Kjo infrastrukutrë na lidh me lehtë edhe me qytetin por edhe në mes vete prandaj komuna ka bërë një hap të rëndësishëm për ne” u shpreh ai.
Projekte asfaltimesh apo të natyrave të tjera infrastrukturore janë bërë të shpeshta në Ferizaj ditëve të fundit nga të cilat po përfitojnë banorët e shumë lokaliteteve që kanë pasur nevojë.

Në vazhdën e projekteve të shumta infrastrukturore ku po kryhen punët këto ditë, edhe në fshatin Nerodime e Ulët sot ka filluar asfaltimi i disa rrugicave të këtij lokaliteti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img