Lajme

Në muajin maj AAK hyn në Qeveri, pas kësaj ngritët aktakuza e parë nga Gjykata Speciale

By FerizajPress

April 06, 2016

Sipas informacioneve tona, të dalura nga burime të sigurta, lideri i PDK- së, Kadri Veseli, së bashku me liderin e AAK- së, Ramush Haradinajn kanë zhvilluar bisedime përmes njerëzve të tyre për mundësinë e hyrjes në Qeveri.

Mirëpo, lideri i AAK- së vazhdimisht ka kërkuar garancione ndërkombëtare për shkak të ekspriencës së tij të hidhur me Hashim Thaçin, i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Për dallim prej Thaçit, Veseli konsiderohet njeri më serioz në bisedime si dhe politikan i fjalës. Mu për këtë, Veseli ka folur publikisht për oferta ndaj opozitës, që në fakt nënkupton AAK- në.

Veseli ka nuhatur dëshirën e ndërkombëtarëve që Ramushi të përfshihet në koalicion në mënyrë që të goditet rëndë partia e Fatmir Limës dhe VV e Albin Kurtit. Sipas të gjitha gjasave, Ramush Haradinaj do të marrë postin e zëvendëskryeministrit, MPB (Ministria e Punëve të Brendshme) dhe ndonjë ministri tjetër.

Por, për të marrë garancione për këtë, Haradinaj pritet të udhëtojë në një vend skandinav, ku do të takohet me disa ndërkombëtarë. Menjëherë pas këtij riformatizimi të Qeverisë, do të ngritet aktakuza e parë nga Gjykata Speciale.

Kush është i pari që do të goditet nga Specialja, nesër do të mësoni….?!/parrotlla/