06,05,2024

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit pritet të merret vendim për rritjen e sipërfaqes së varrezave edhe për 28 hektarë

Must Read

Ferizaj.26.07.2018. Në seancën e radhës të Kuvendit Komunal pritet të merret vendimi që sipërfaqes së varrezave në Fshatin e Vjetër t’i shtohen edhe 28 hektarë.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, këtë të një ka mbledhur Komitetin për Politikë dhe Financa me ç’rast kanë diskutuar shumë pika të rendit të ditës.

Komuna e Ferizajt pritet që në seancën e radhës të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet të martën të ndajë një sipërfaqe prej 34 hektarësh për nevojat e varrezave të qytetit. Kështu është vendosur sot në Komitetin për Politikë dhe Financa, pas një debati, në të cilin zyrtarë komunal kanë dhënë shpjegime të nevojshme, ndërsa përfaqësuesit e opozitës nga radhët e LDK-së kanë thënë se nuk do ta përkrahin këtë propozim në Kuvend nga fakti se aty bëhet fjalë edhe për blerje pronash.

Pati zëra se pse duhet shtuar sipërfaqja kur tashmë ekziston një vendim i Kuvendit për 5 hektarë. Pavarësisht këtyre qëndrimeve drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli është shprehur i vendosur për këtë sipërfaqe e cila krijon parakushte që ky problem të zgjidhet përfundimisht dhe që një pjese e kësaj prone të mos tjetërsohet për qëllime tjera.

Duke u ndërlidhur me këtë paraqitje të anëtareve të KPF-së, drejtori Murseli edhe njëherë ka thënë se kjo sipërfaqe do t’i jepte zgjidhje afatgjatë këtij problemi dhe në të njëjtën kohë nuk do ta lejonte tjetërsimin e kësaj prone sidomos asaj që është në pronësi të personave fizik.

Po në këtë seance Kuvendi do të merre vendim edhe për shpalljen me interes të përgjithshëm edhe disa ngastrave tjera, në Prelez e Zllatar, ndërsa ka destinuar një pronë për nevojat e Bashkësisë Islame në Sojevë dhe ka marrë vendim për këmbimin e një prone tjetër në zonën e qytetit
Gjithashtu komiteti ka analizuar edhe raportin financiar për periudhën janar-qershor me ç’rast drejtoresha për buxhet dhe Financa Sebahate Sadiku ka paraqitur raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për këtë periudhë.

Në këtë takim të komitet u aprovuar edhe pika shtesë që fletë për strategjinë dhe planin e veprimit për komunën mike për fëmijë. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani ka thënë me këtë rast se kjo strategji ka dalë nga rregullorja e strategjisë së arsimit dhe është mbështetur nga zyra e BE-së dhe një koalicion i gjere i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img