24,12,2025

Në Malishevë nis vaksinimi i gjedhëve

Must Read

Procesi i vaksinimit të të gjitha gjedhëve në territorin e Malishevës, pritet të kryhet për më pak se dy javë, pasi janë angazhuar katër grupe për vaksinimin e gjedheve.

Fillimin e këtij procesi me rëndësi, për mbrojtjen e gjedhëve, sot e kanë inspektuar edhe drejtori i inspektoratit në Malishevë, Fadil Shala dhe shefi i inspektorëve Bardhyl Buçaj, të cilët thanë se procesi i vaksinimit ka filluar mirë dhe besojnë që deri në fund, do të shkoj gjithçka mbarë.

Vaksinimin e gjedhëve, është duke e bërë Ambulanca Veterinare në Malishevë, njofton Klan Kosova.

Deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dhjetë raste me sëmundjen gungore, dhe vaksinimi i gjedheve, pritet të parandaloj përhapjen e kësaj sëmundje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt Takimi Informues mbi Mësimin Profesional Dual dhe Skemat e Granteve në Ferizaj

Ferizaj, 23 dhjetor 2025 – Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), u mbajt Takimi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img