28,11,2024

Në lagjen “Bajram Curri” të Gaçkës nisi asfaltimi i rrugës me gjatësi 1.000 metra

Must Read

1 Gusht 2017

Kanë filluar sot punimet për asfaltimin e rrugës me një gjatësi prej 1000 metrave në lagjen “Bajram Curri” të fshatit Gaçkë. Me këtë rast u tha se asfaltimi i kësaj rruge por edhe i dhjetë rrugicave të tjera, përbën një projekt i cili në masë të dukshme u bën zgjdhje banorëve të kësaj lagjeje.

Përfaqësuesi i Gaçkës, Shefqet Haredini, tha se asfaltimi i kësaj rruge ka qenë më se i nevojshëm për banorët e këtij lokaliteti.

“Asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi prej 1 km dhe 10 rugicave të tjera, përbën projektin më të madh të realizuar prej pas lufte në këtë lokalitet. Kjo ka ardhur falë përkushtimit të institucioneve komunale dhe kryetarit Sfarqa”, ka thënë ai.

Vlerësime këtij projekti i ka bërë edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili veç të tjerash, ka vë në dukje se ky lokalitet me afro 100 shtëpi, që 17 vjet ka qenë i lënë prapa shpinës së pushtetit.

“Falë qeverisjes sonë, tashmë po bëjmë asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave, duke përfshirë edhe kanalizimin fekal por edhe ujësjellësin”, ka thënë Sfarqa

Tutje ai ka shtuar se këtu po realizohen investime në shumë mbi 220 mijë euro, të cilat janë të orientuara për zgjidhjen e problemeve jetësore për banorët. “Të investosh në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, por edhe të rrjetit të kanalizimeve, sipas standardeve, tregon për një vëmendje të jashtëzakonshme të pushtetit ndaj qytetarëve”, ka potencuar kryetari Sfarqa.

Ndryshe, gjatë këtij viti investimet e pushtetit janë orientuar në asfaltimin e të gjitha rrugicave nëpër fshatra por edhe nëpër zona të qytetit. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe të rritjes së komunikimit në mes fshatrave dhe zonave të qytetit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img