Lajme

Në Kroaci skandal si i Kosovës: Në objektin e policisë vidhen 280 mijë euro dhe 2 kg ari

By FerizajPress

April 06, 2016

Vjedhja ndodhi në zyrën e departamentit të krimit të organizuar, dhe është zbuluar vetëm të hënën në mëngjes, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se ata kanë hyrë në katin e dytë të kësaj ndërtese përmes shkallëve të emergjencës. Hetimi është në zhvillim e sipër dhe identiteti i hajdutëve nuk është zbuluar ende.

Rast pak a shum i ngjashëm vite më parë kishte ndodhur edhe në Kosovë, ku nga dhoma e dëshmive në Policinë e Kosovës, ishin vjedhur 50 kg drogë e llojit heroinë dhe dhjetëra mijëra eruo.