30,10,2024

“Në Kosovë të gjithë bëjnë shpëlarje parash”

Must Read

panama-690x380

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës, është diskutuar për zbulimin më të madh gazetaresk në histori të quajtur “Panama Papers”.

Për të diskutuar për këtë temë dhe për të qartësuar dilemat nëse nga ky skandal gjigant do të përfshihet edhe Kosova të ftuar në studion e Info Magazines ishin: Samir Krasniqi, drejtor i Odës Ekonomike Gjermane, Agron Demi nga Instituti për hulumtime të avancuara GAP si dhe Arben Qirezi, analist.

Demi ka folur edhe për rastin e Zvicrës duke thënë se që nga zbulimi i skandalit tashmë në këtë vend detyrohet të dihet prejardhja e parave.

“Skandali i Zvicrës ku ishin ruajtur paratë. Që nga atëherë Zvicra e ka ndalur këtë ruajte të parave, sepse ata tash kërkojnë të dihet prejardhja e parave. Sepse atë kohë ishte dyshuar se parat që ruheshin në Zvicër janë përodrë për terrorizëm dhe trafikim armësh”.

Sipas Demit në Kosovë shumica bëjnë shpëlarje parash.

“Në Kosovë të gjithë bëjnë shpëlarje parash, pasi që shumica e transaksioneve nuk bëhen përmes bankës. Kjo pasi që shumë punë kryhen me para kesh në dorë, ose pët të ikur nga tatimi ose pse ky transaksion do të kushtonte shumë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img