16,09,2025

Në Koshare të Ferizajt gjenden dy granata dore të pa eksploduara

Must Read

Ferizaj.10.06.2017.  Në Koshare të Ferizajt banorët lokal kanë gjetur të granata dore të pa eksploduara.

Granatat e dorës janë gjetur në lagjen Dushku ,rreth lumit dhe banorët menjëherë kanë informuar policinë. Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin për të evituar ndonjë të papritur.

Kjo i ka shqetësuar banorët e fshatit Koshare të cilët kërkojnë nga organet shtetërore të zbardhin rastin dhe ata që kanë hedhur këto granata të sillen para drejtësisë.

Në kohën ku po raportojmë  policia ende gjendet në vendin e ngjarjes dhe po pret ekipet e specializuara të  deminimit për të larguar këto mjete të pa eksploduara.

“Tendecat e tilla nga forcat e errëta kushdo që janë  ato, tregon për një mos kujdes, mos dashuri për vendin, qytetarin, të ardhmen dhe sigurinë tonë që në shtëpitë tona të mos kemi rahati dhe siguri” ka thënë  Valon Halimi, kryetar i fshatit Koshare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img