28,12,2024

Në Konventën e Industrisë së Drurit arrihet Marrëveshje në mes të UShAF dhe Shoqatës së Përpunuesve të Drurit

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) mori pjesë në edicionin e 3 – të të Konventës së Industrisë së Drurit, si i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i ftuar në panelin e diskutimit për bashkëpunimin në mes të industrisë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Po ashtu, UShAF ishte universiteti me numrin më të madhë të studentëve, të cilët ekspozuan dizajnet e tyre të mobilerisë si pjesë e Garës Studentore të Dizajnit, ku edhe u pajisën me certifikata.

Prof. Dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF, i njoftoi të pranishmit për Universitetin dhe programet të cilat funksionojnë në UShAF dhe po plotësojnë boshllëkun, i cili deri më tani i ka munguar ekonomisë kosovare. Po ashtu, përshkruajti evoluimin e këtyre programeve, të cilat sot janë aktuale, si dhe lidhjen me industrinë, e cila sipas tij ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe evoluimin e Universitetit.

Gjatë Konventës, Prorektori Pira dhe znj. Arieta Vula – Pozhegu, drejtoreshë e Shoqatës se Përpunuesëve të Drurit në Kosovë (SHPDK), hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi, ku përmes kësaj Marrëveshje studentëve do të iu mundësohet realizimi i punës praktike nëpër Ndërmarrjet të cilat janë anëtare të SHPDK në Kosovë.

Në hapjen e Konventës morën pjesë kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, znj. Lisa Magno, drejtoreshë e misionit të USAID-it për Kosovë, dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizatave dhe bizneseve.

Edicioni i tretë i Konventës të Industrisë së Drurit u organizua nga Shoqata e Përpunimit të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe Projekti i USAID EMPOWER Private Sector në partneritet me SIDA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img