18,05,2024

Në Komogllavë të Ferizajt nisin punimet në rregullimin e 19 rrugëve

Must Read

Ferizaj.25.11.2016. Në Komogllavë të Ferizajt  nisin punimet në rregullimin e 19 rrugëve me një gjatësi mbi 8 kilometra

Në kuadër të këtij projekti sot ka nisë rregullimi i rrugës në lagjen Nuhaj me një gjatësi prej afro 400 metrave. Me këtë rast banorët e kësaj lagjeje e kanë vlerësuar këtë projekt duke thënë se prej pas luftës ky është projekti më i rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti.

Banorët e lagjes Nuhaj i janë gëzuar sot fillimit të rregullimit të rrugës. Ata me këtë rast kanë falënderuar komunën për angazhimin që ka bërë në jetësimin e këtij projekti. Profesori Qerim Rexhepi dhe banori i këtij lokaliteti Ekrem Mustafa e kanë vlerësuar këtë projekt të komunës duke thënë se me këtë qytetarët e kanë më të lehtë qarkullimin.

15241799_1338999832801503_6937660749833481625_n

”Falënderojë komunën që ka ndarë mjete për investimin në këtë projekt. Tani e tutje banorët e kësaj lagjeje e kanë më të lehët qarkullimin me rrugën magjistrale dhe me lagjet tjera të këtij lokaliteti” ka thënë Ekrem Mustafa, banorë i këtij lokaliteti.

Në anën tjetër edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vë në dukje se institucionet e pushtetit do të përkujdesen që t’i jap kuptim jetës edhe në këtë zonë ngase përfaqëson njërin nga lokalitete më të mëdha të komunës. Madje ka shtuar se që nga pas lufta ky fshat ka qenë i lënë pasdore.

15253573_1338999986134821_8301752906136219370_n

“Vlera e projektit është mbi 350 mijë euro dhe besoj se është një nga projektet më të merituara për fshatin Komogllavë, i cili është njëri nga fshatrat me popullsi më të dendur dhe me shtrirje gjeografike më të gjere. Hynë ndër fshatrat më të madhe të kësaj komunë siç janë Gremja, Varoshi, Pleshina, Talinoci i Muhaxherëve dhe mendoi se atje ku janë banorët tanë, ne duhet t’i koncentrojmë investimet. Për fat të keq edhe pse është një vendbanim tepër i madhe nuk ka përfituar nga investimet për vitet e pas luftës dhe mendoi se është në obligimin e qeverisjes komunale t’i përmbushë ato boshllëqe që janë lënë dhe kanë mbetur në periudhat e kaluara. Unë u uroj banorët për këtë projekt, natyrisht do të insistoj edhe tek mbikëqyrësit përmes Drejtorisë së Infrastrukturës, që kompania përfituese ta realizoj projektin me përpikëri në mënyrë që në fund të gjithë të jemi të kënaqur” ka thënë Svarqa.

Ky projekt së bashku edhe me rrugët tjera mësohet se komunës do t’i kushtoi 350 mijë euro. Komuna e Ferizajt së fundi ka bërë investime të mëdha në infrastrukturën rrugore.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img