10,09,2025

Në Komitetin për Politikë dhe Financa u diskutuan pika të shumta të rendit të ditës

Must Read

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, janë mbledhur të enjten për diskutuar 13 pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet javën e ardhshme.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës të cilat ishin : Propozim-vendimi për draftstartegjinë për informim dhe komunikim për Komunën e Ferizajt, propozim-vendimi për draftplanin e veprimit për promovimin e integritetit dhe zvogëlimin e rreziqeve nga korrupcioni (shtator 2016-dhjetor 2017).

Propozim-vendim për draftstatutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale 21-0 ZK në Pleshinë, propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të për pjesët e ngastrës kadastrale1375-1 ZK Ferizaj dhe 960-0 ZK Lloshkobare, propozim-vendimi për shpërndarjen e druve të zjarrit, propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit 01. Nr 22 të datës 25.07. 2008 të Kuvendit të Komunës, thuhet më tej në njoftim, përcjellë Botapress.

U diskutua edhe për propozim-vendim për plotësimi e këshillit komunal për siguri në bashkësi, si dhe u diskutua edhe për propozimi e transmetuesve televiziv të Ferizajt për implementimin e politikave preferiancale të Komunës së Ferizajt, ndaj operatorëve të televizioneve kabllore në terë territorin e komunës.

Po ashtu u dha edhe një raport për ecurinë financiare janar-shtator të këtij viti. Po ashtu u dhanë edhe disa propozime të tjera që të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me 31 tetor në orën 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img