13,09,2025

Në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Ferizajt do të kontribuojë edhe Universiteti UBT

Must Read

Këtë të martë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj,  Balton Dërguti, është pritur nga drejtori gjeneral i Universitetit UBT Edmond Hajrizi.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi edhe me këtë universitet në kuadër të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik për pesë vitet e ardhshme.

Me këtë rast drejtori Dërguti, këtë të fundit e ka njoftuar në mënyrë të detajuar rreth hartimit të kësaj strategjie, ndërsa ka folur për rëndësinë e saj duke thënë se hartimi i saj ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik për Komunën e Ferizajt.

Ndërsa, Edmond Hajrizi nga universitet UBT, ka ofruar mbështetje edhe me profesor të këtij universiteti si dhe ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Ferizajt edhe në fusha të tjera.

Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik do të bëhet në bashkëpunim me zyrtare komunal, zyrtarë të ministrisë, drejtues të bizneseve si dhe bashkëpunëtore të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img