21,12,2024

Në Greme të Ferizajt inaugurohet Qendra e përpunimit të drurit

Must Read

Është inauguruar qendra e përpunimit të drurit në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kryesuesi i zyrës së BE për operacionet në Kosovë Chrisof Stock, deputetë të parlamentit të Republikës së Kosovës s dhe mysafirë të shumtë.

Një qendër si kjo është parë si më e rëndësishmja, e cila sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ferizajt do të rrisë konkurrueshmërinë, kualitetin e prodhimeve dhe shitjet e përpunuesve të drurit në Komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtërpcë.

I pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Ferizaj po jep një vulë industriale, në të cilën kjo komunë ka përvoja të shumta. Ai tha se Qeveria është e interesuar që të përkrah të gjitha projektet dhe programet e zhvillimit ekonomik.

“Ne si Qeveri jemi të interesuar që të përkrahim të gjitha projektet dhe programet e zhvillimit ekonomik, që t’ju japim përparësi të gjitha atyre fushave për të cilat ne tregohemi më konkurrent në tregun e brendshme dhe të jashtëm, që të shfrytëzojmë njohurit, përvojat dhe teknologjitë më të avancuara, qoftë ato që në disponojmë, qoftë të cilat duhet të importojmë, apo t’i mësojmë dhe të importojmë. Unë mendoje se kjo qendër është një prej atyre instrumenteve që do të na mundësojnë, që ne të avancojmë përpunimin e drurit, të avancojmë me aftësitë tona konkurruese në këtë fushë, dhe të japim vend një nxitjet zhvillimit ekonomik”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, duke shtua se qyteti i Ferizajt gjithnjë ka qenë i njohur për industrinë e përpunimit të drurit.

Ndërsa kryesuesi i zyres së BE për operacionet në Kosovë Chrisof Stock, ka thënë se kjo fabrikë ka rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarë e vendit.

“Ky projekt është financuar në kuadër të projektit për zhvillimin rajonal, që ka pasur një shumë prej gjysmë milioni euro, e cila është një shumë e konsiderueshme për këtë rajon. Është një projekt i rëndësishëm sepse kanë marr pjesë tri komuna, Ferizaj, Kaqaniku dhe Shtrepca. E rëndësishme është sepse synon zhvillimin e teknologjisë së përpunimit të drurit, një gjë shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit, përveç që është e rëndësishme që të certifikohet produktet, projekti ka kontribuar në zhvillimin dhe trajnimin e individëve këtu, dhe kjo do të vazhdohet. Kjo do të rrisë konkurrueshmërinë e gjithë rajonit, që ka qene pjese përbërëse e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), natyrisht se produktet do të jenë të një cilësie shumë të lartë dhe do të përmbushin standarde e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stock.

I gëzuar për hapjen e kësaj fabrike u shprehë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se në të gjitha dokumentet zhvillimore të komunës së Ferizajt, avancimi i industrisë së drurit, figuron si njëri nga orientimet kryesore të zhvillimit ekonomik, duke marrë parasysh si pasuritë natyrore, siç është lënda drusore, po ashtu edhe traditën e gjatë dhe të suksesshme në kultivimin e kësaj zeje.

“Përpunimi i drurit në komunën e Ferizajt paraqet njërin nga llojet më të përhapura të bizneseve dhe zë vend nga më të rëndësishmit në pasqyrën e përgjithshme të ekonomisë së kësaj komune. Ndaj investimi në këtë fushë, në kuptim të organizimit më të mirë, të profesionalizimit, rritjes së shkathtësive menaxhuese dhe ngritjes së cilësisë së prodhimit, ka qenë shumë i nevojshëm. Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian që ka mundësuar dhe mbështetur formimin e shoqatës së përpunuesve të drurit, ndërtimin e Qendrës së përpunuesve të drurit, trajnimin për ngritjen e shkathtësive për menaxhimin e resurseve, kujdesin ndaj konsumatorit, marketing, shitje dhe standardizim, për mundësimin e vizitave studimore, me qëllim të pasurimit të përvojave etj. Sot mund të konstatojmë me kënaqësi se me realizimin e këtij projekti, përpunuesit e drurit janë më të organizuar, më të përgatitur dhe më të kualifikuar, për të qenë konkurrent në një treg më të gjerë se deri tani”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ky projekt është përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U bë e ditur se në Komunën e Ferizajt janë të regjistruara mbi 200 biznese që merren me përpunimin e drurit. Pas kësaj ceremonie kryetari i Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku me kryeministren e Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, kanë vizatuar edhe fabrikën e mobileve ”Profilstar” në fshatin Greme.

13989423_1101014416612137_1359055067_n 14017626_1101014383278807_9739095_n 13957002_1101014359945476_819655559_n 13987306_1101013793278866_1435962742_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img