08,09,2024

Në Gjilan nis takimi vjeshtor i Komiteteve të BE-së për Ballkanin Perëndimorë

Must Read

Në Gjilan sot ka nisur takimi i Komiteteve të Regjioneve të BE-së, duke zbarkuar këtu përfaqësuesit dhe udhëheqësit më të lartë të BE-së, me përfshirjen e kryetarëve të komunave të mikro-regjionit Gjilan-Kumanovë-Preshevë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të shumtë nga niveli lokal i qeverisjes së BE-së, Kosovës, dhe shteteve për rreth.

Sesioni i parë i konferencës është progresi i Kosovës që nga muaji maj 2016, si shpallja e muajit të fillimit të reformave në përmirësimin e qeverisjes dhe përkushtimin në sistemin e drejtësisë dhe zbatim të ligjit, por edhe avancimi i forcimit të konkurrencës në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e klimës së zhvillimit të sektorit privat me krijimin e kushteve më të volitshme në thithjen e investimeve të përbashkëta nga donator dhe kompani private të jashtme me theks të veçante përgatitjet e deritanishme në rrugën e integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejtë BE-së.
Me këtë rast dr. Franz Schausberger, kryetar i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, nën kryesimin e të cilit është mbajtur ky takim ka thënë se takimi që po marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të një niveli të lartë nga BE, dhe nga Komuna të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, nga Kosova me nivelet lokale të përfaqësimit dhe me mbështetje edhe të ministrive të ndryshme në Kosovë, dëshmon për ndryshimet e mëdha dhe rrënjësore që kanë ndodhur në këtë vend nga pavarësimi në vitin 2008.

“Është krenari që sot unë po shoh rezultate konkrete dhe të mëdha në të gjitha fushat në Republikën e Kosovës. Jemi të vendosur të mbështesim edhe më shumë Kosovën drejtë rrugës së integrimeve Evropiane. Ne jemi këtu që Ballkanin Perëndimor ta orientojmë me argumente të fuqishme qeverisëse, ligjore dhe të prosperimit ekonomik, por edhe të bashkëpunimit ndërkufitar, drejtë rrugës të cilën e meriton natyrshëm, atë për në integrimet Evropiane”, ka thënë ndër tjerash ai në fjalën e tij.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka vlerësuar tejet lartë organizmin e kësaj konference , ndërsa ka diskutuar edhe për proceset integruese në Evrope.

Ndryshe në këtë takim gjithashtu me fjalë hyrëse janë paraqitur edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, zv.ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, zv.ministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, shefi i sektorit Politik Ekonomik dhe Integrimit në BE, Thomas Gnocchi dhe kryetar të Komunave të Mikro-Regjionit.

Takimi po vazhdon me diskutime të pjesëmarrësve të shumtë në takimin vjeshtor të Komiteteve të Regjioneve të BE-së dhe përfaqësimit nga kryetarët e 17 Komunave.

14695320_1304408149594005_4352456811993033888_n 14705719_1304408152927338_6042651410575272203_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img