12,10,2025

Në Gjermani fillon procesi kundër tre shqiptarëve për tentimvrasje

Must Read

Në Gjykatën e landit ë Passau të Gjermanisë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve nga Kosova, shkruan ‘wochenblatt.de’.Ata kishin sulmuar një person me grushte në diskotekën lokale ‘Go’, në gushtin e vitit 2015.

Shqiptarët janë të moshës 21 vjeç, 22 dhe 23, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarët nga Kosova akuzohen se kanë grushtuar një person tjetër, i cili kishte marrë shumë goditje, derisa kishte pësuar edhe traumë në tru. Për këtë arsye ata akuzohen për tentim-vrasje.

Gjykimi do të fillojë të hënën, derisa kundër tyre në gjykatë janë paraparë të dalin 18 dëshmitarë. Procesi do të vazhdojë gjatë tërë nëntorit, kurse më 25 të këtij muaji do të jepet vendimi përfundimtar.

Nuk është bërë e ditur se sa do të dënohen tre shqiptarët nga Kosova.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img