Klubi i Notit “Ferizaj” nga Ferizaj, me 26-01-2020 , mori pjesë në garën “Zahir Pajaziti” të organizuar nga Federata e Notit të Kosovës !
Në garën memoriale Kupa “ Zahir Pajaziti “ në nderim të heronjve: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha organizuar nga FNK, Klubi i Notit “ Ferizaj “ mori pjesë me 14 garues dhe fitoi 16 medalje në kategori të ndryshme !
Yll Halili:
50 m krol , vendi tretë(3), kategoria B. 200 krol ,vendi parë (1), kategoria B. 200 krol,vendi tretë (3),kategoria absolute. 100 m krol,vendi dytë(2),kategoria B. 100 m mix ,vendi dytë (2),kategoria B. 100 m mix , vendi dytë (2), kategoria absolute.
Gentian Mehmeti:
50 m Flutur, vendi dytë (2),kategoria C. 100 m Bretkosë,vendi dytë, kategoria C. 50 m krol,vendi tretë(3),kategoria C. 100 m mix,vendi tretë (3),kategoria C.
Erind Braha :
50 m bretkosë, kategoria absolute,vendi dytë (2) . 100 m bretkosë ,kategoria C, vendi parë(1).
Dea Misini :
50 m flutur ,kategoria B,vendi parë (1).
50 m shpinë ,kategoria B , vendi dytë (2).
Adea Alidemi :
100 m shpin, kategoria absolute,vendi dytë (2).
Eni Mehmeti : 100 m mix , kategoria C, vendi tretë (3).
Vlen të ceket se Yll Halili, edhe pse kishte një lëndim tre mujor, arriti me një përkushtim të paepur të sjellë gjashtë tituj Klubit të Notit “Ferizaj”!
Me një përparim mjaft të lartë ishin garuesit e rinj të Klubit Ferizaj,që stërvitën jo më shumë se gjashtë muaj, Ergita Nasimi, Jonila Bucaliu, Erion Selmani, Getoar e Andi Mehmeti,si dhe sportisti i sapo ardhur Argin Idrizi, me disa stërvitje gjashtë mujore u afruan shumë afër medaljeve si dhe lan shumë për të shpresuar se shumë shpejt mund të jenë në majet e Notit Kosovarë e më gjerë !
Klubi ka një falënderim të veçantë për të gjitha sukseset, trajnerëve profesional, Faton Asllanit dhe Ylli Malokut, që pa përkushtimin e tyre, nuk do të ishin arritur këto suksese!
Në këto gara mori pjesë edhe klubi i notit “Kastrioti” ku Fjolla Rushiti u stolis me medalje një të argjendit dhe një të bronzit , ndërsa Edi Ilazi me një medalje të bronzit