Ferizaj.28.12.2017. Këtë të enjte në Galerin e Arteve është hapur ekspozita personale e Emir Maliqi, student i dizajnit të modës, me temën “Winter is Here”.
Është ky aktivitete i organizuar nga Qendra e Rinisë në kuadër të projektit “Të Rinjtë Aktiv dhe të Fuqishëm” mbështetur nga qeveria Gjermane programi “Rinia,Punësimi dhe Shkathtësitë”
Në hapje të ekspozitës ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, Shefja e Sektorit për Rinise,Dashurije Ahmeti, zyrtar nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport, të rinj aktiv nga Sektori i Rinisë/Qendra e Rinisë, dashamirë të arteve të bukura si dhe familjare e miq të Emirit.
Ekspozitën e ka shpallur të hapur drejtoresha e DKRS-së Xhemile Murati-Shabani e cila tha se drejtoria që ajo drejton do të mbështetë të rinjtë në aftësimin profesional dhe në aktivitetet e tyre.
Ndërsa autori i kësaj ekspozite Emir Maliqi ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe ata të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj ekspozite.
Edhe shefja e sektorit për rini,njëherit udhëheqëse e këtij projekti,Dashurije Ahmeti, ka thënë se këto projekte janë mundësi për ngritje profesionale për të rinjtë.
“Vlerësoj se trajnimet e natyrës së tillë mundësojnë ngritje profesionale dhe mundësi punësimi të rinjve. Ne do të vazhdojmë si menaxhment i sektorit të rinisë të ofrojmë edhe gjatë vitit 2018 trajnime sipas nevojave të të rinjve” ka thënë Ahmeti.