19,05,2024

Në fshatin Greme fillon një cikël i investimeve

Must Read

Në fshatin Greme të Ferizajt, ka filluar të bëhet rregullimi dhe asfaltimi i 16 rrugëve të këtij fshati.
Nga afër punimet në këtë lokalitet i ka përcjellur kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Milaizm Haliti, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe shumë banorë të këtij fshati.
Me këtë rast i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se fshati Greme është njëri nga lokalitete më të mëdha të komunës së Ferizajt, i cili edhe për nga fuqia ekonomike bënë pjesë në zhvillimin ekonomik të Ferizajt sidomos në përpunimin final të drurit.
“Nga ky vit ne e kemi priroitet kryesor fshatin Greme sa i përket përfitimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe nga përfitimet tjera që vinë nga institucione ndërkombëtare financiare që ndërlidhen me zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në këto lokalitete. Unë jam këtu për t’i uruar të gjithë banorët e këtij fshati për fillimin e punimeve në asfaltimin e këtyre rrugicave, por jam këtu për t’i falënderuar edhe për gatishmërinë që po tregojnë për lirimin e pronave private në dobi të interesit publik dhe me këtë hap, po ndikojnë në kursime të buxhetit të komunës së Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se përmes këtyre rrugëve po krijohen edhe lidhje të tjera nëpër lokalitete të ndryshme që kufizohen përmes fshatit Greme.
“Unë shpreh gatishmërinë time që këtij lokaliteti t’i kushtojmë rëndësi prej nga më të veçantat në mënyrë që të krijojmë lidhje edhe me lokalitetet tjera me të cilat kufizohet fshati Greme, siç po ndodh edhe me lidhjet me fshatin Rakaj, për një qarkullim me të lirë dhe për qasjen në pjesën e magjistrales që shpije në drejtim të Shkupit”, tha Svarqa.
Por pavarësisht këtyre investimeve kryetari Svarqa, ka shprehur edhe shqetësimin e tij sa i përket edhe projektit të ujësjellësit të këtij fshati, i cili ka theksuar që shumë shpejt do të bëhet edhe rregullimi i këtij problemi.
E nga ana tjetër deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga fshati Greme Milazim Haliti, ka thënë se kjo ditë është tejet e veçante për këtë fshat.
“Po fillon implementimi i një projekti shumë të rëndësishëm për këtë anë ku po bëhet asfaltimi i 16 rruge që janë përpare me buxhetin e komunës së Ferizajt”, ka thënë Haliti.
Edhe banorët e tjerë të këtij fshati janë shprehur mirënjohës për rregullimin e këtyre rrugëve.
U bë projekti kap shumën mbi 250 mijë euro. Po ashtu gjatë ditës së sotme nga afër kryetari Svarqa, ka inspektuar punimet që po bëhen edhe në asfaltimin e rrugëve të fshatit Gaçke.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img