19,12,2024

Në Fshatin e Vjetër filloi së realizuari projekti për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve

Must Read

Këtë të premte në Fshatin e Vjetër filloi rregullimi i rrugëve.

Nga afër punimet në Fshatin e Vjetër i ka përcjellë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, theksoi se rëndësia e këtyre projekteve për banorët e këtij fshati është shumë e madhe dhe dukshëm përmirëson jetën e qytetarëve.

“Asfaltimi i rrugicave natyrisht i lidh rrugët kryesorë të fshatit që shpien në drejtime të ndryshme edhe në drejtim të magjistrales Ferizaj- Gjilan. Fshati i Vjetër është një fshat shumë i rëndësishëm në komunën e Ferizajt, edhe për shkak të afërsisë gjeografike që ka, por edhe për shkak të zhvillimit të një numri të madh të bizneseve të cilat tashmë po e realizojnë veprimtarinë tyre të suksesshëm të afarizmit, dhe të cilat sigurisht kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës”, ka deklaruar kryetari Svarqa, duke thënë se kjo është një dukuri tepër e mirë për qeverinë komunale dhe qytetarët, që po arrijmë të asfaltojmë rrugë dhe në një mënyre po përshpejtohet edhe ndërmarrësia me vetiniciativa për hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Do të thotë funksioni nuk ka të bëjë vetëm me rrugën, por edhe me funksione të tjera të shumëfishta që ndërlidhen edhe me përshpejtim të zhvillimit ekonomik, dhe natyrisht është synim i yni në një kohë kur po bëhet edhe regjistrimi i bizneseve të reja në komunën e Ferizajt, dhe tashmë komuna jonë po merr primatin e njërës ndër komunat me atraktive për të bërë biznes, si dhe për kaluar jetën, sepse po bëhet i dashur për të jetuar, jo vetëm për banorët tanë por edhe për banorët e komunave të tjera të largëta si Prizreni dhe Gjilani”, është shprehur kryetari Svarqa.

Edhe banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur rregullimin e rrugicave të tyre. Thanë se kjo gjë është dashur të bëhet qysh me parë.

“Kjo është një gjë shumë e mirë që po bëhet në fshatin tonë. Ne kemi pasur nevoja shumë të ,mëdha për rregullimin e rrugëve tonë” u shpreh Bajram Bucaliu, banor i Fshatit të Vjetër.

U bë e ditur se rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugicave buxhetit komunal do ti kushtojë afër 100 mijë euro.
Rregullimin e rrugëve të Fshatit të Vjetër do ta bëjë “Berisha Company” nga Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img