24,04,2024

Në “Fête de la musique” të Gjenevës jehon edhe kënga shqipe

Must Read

Gjenevianët qysh herët njihen si adhurues të flaktë të muzikës.
Gjenevasit qysh herët njihen si adhurues të flaktë të muzikës. Ata nuk mund ta imagjinojnë dot jetën pa serenadat e dashurisë, pa muzikën pop plot gjallëri, pa jazz-in si një formë muzikore e shekullit XX të krijuar në Amerikën Veriore, por që veçohet me përzierjen e elementeve afrikane dhe evropiane.

Në Gjenevën e bukur e me lashtësi në art e kulturë shijet e grupmoshave të mesme nuk mund t’i plotësojë askush më mirë se sa simfonitë prekëse të klasikëve të vjetër Ludvik Van Bethoven, Richard Wagner, Wolfang Amadeus Mozart, Antonio Vivaldi, Giuseppe Verdi, etj.

Kurse ritmi i fortë i grupeve të repit, hevi dhe popi tradicional u përshtatet të rinjve dhe mbledh numër të konsiderueshëm të tyre.

Ndërkaq një grup tjetër i njerëzve preferon vallëzimin si formë të lirimit nga trazimi shpirtëror.

Kjo kategori adhuruesish vallëzimin e konsiderojnë si diçka të bukur që ngjall ndjenja pozitive tek ata dhe ua kthen lumturinë, qoftë ajo edhe e çastit.

Duke i njohur deri diku dëshirat muzikore të qytetarëve vendës dhe të vizitorëve të huaj, Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kantonit të Gjenevës ka mobilizuar shoqëri të shumta aksionare dhe publike, me ndihmën e të cilave ka organizuar tri ditë radhas në këtë qytet të njohur të kulturës, traditës dhe të diplomacisë botërore edicionin e 25-të të “Fete de la Musique”.

Në këtë ngjarje të madhe kulturore në të dyzetepesë komunat e Gjenevës, grupe të shumta muzikore me artistë të njohur kanë dhënë koncerte live, në të cilat kanë marrë pjesë qindra adhurues të muzikës.

Për dallim nga viti që shkoi, kësaj here kjo festë ka qenë edhe më madhështore, nga fakti që në të njëjtën kohë janë zhvilluar edhe ndeshje të shumta të kampionatit evropian në futboll “Franca 2016”, të cilat janë ndjekur në ekrane të mëdha televizive nën ritmin e këngëve dhe valleve.

Pjesë e programit në këtë festë kaq të rëndësishme ishte edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gëzuar” nga Gjeneva.

Puna e pareshtur dhe dëshira që me çdo kusht të ruhen vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe etnografike ka bërë që Ansambli “Gëzuar” të jetë një nga grupet më të adhuruara jo vetëm në Gjenevë, por edhe jashtë saj.

Ky ansambël nga dita në ditë po krijon profilin e tij origjinal, mbrëmë me një parakalim në sheshin qendror Place Neuve” të Gjenevës ka prezantuar disa valle të bukura shqiptare, të cilat kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve, veçmas të atyre që përherë të parë vizitojnë Gjenevën.

Vallet shqiptare i kanë përjetuar si një emocion që përtërin dhe frymëzon ndjenjat e gjithsecilit. Po ashtu diçka që ua ngre zemrën peshë këtyre vizitorëve të rastit ishin dhe kostumet e bukura shqiptare të qëndisura me mjeshtëri të rrallë.

Kënga “Xhemadani vija-vija”, nisur nga solistet e talentuara Vjendita dhe Ejona Stojkaj, ka jehuar deri në pjesën tjetër të qytetit, ku atyre sikur në kor u janë bashkangjitur edhe zëra të tjerë të të rinjve që në ato çaste kremtonin fitoren historike të kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë 1:0.

Solistë e valltarë të Ansamblit “Gëzuar” me interpretimet e bukura të valleve dhe këngëve shqipe, edhe kësaj radhe tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve. Fragmentet e tyre të prezantuara në këngë e valle pjesëmarrësit e shumtë të kësaj feste tradicionale u duartrokitën gjatë.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë se në Gjenevë vlera dhe e bukura çmohet çdoherë.

ARIF EJUPI/albinfo.ch
1

2

3-1

5-1

5

6

7

8

9

10

img_2338

img_2424

img_2426

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img