27,07,2024

Në Ferizaj vidhet banesa në mesditë

Must Read

Në rrugën  Agim Matoshi në Ferizaj rreth orës 14: 20 është vjedhur një banesë.

Me këtë rast, sipas deklaratës së pronarëve të banesës,  hajnat kanë marrë  arid he para që gjendeshin në banesë.

Pronarët e banesës kanë dërguar  foto dhe video  të hajnave të cilët sot u vodhën banesën. Ata bëjnë apel te të gjithë ata që njohin këta hajna të lajmërojnë policinë.

Kohët e fundit janë shpeshtuar  vjedhjet. Rasti i fundit në Ferizaj  eshtë edhe vjedhja e Këmbimores “Lisi”  në qendër të Ferizaj ku u vodhën rreth 70 mijë euro dhe ende nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar apo edhe të dyshuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img