27,11,2025

Në Ferizaj u mbajt turneu i pingpongut “Dita e Pavarësisë

Must Read
Në Ferizaj u zhvillua turneu për Ditën e Pavarësisë, në të cilën morën pjesë rreth 120 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova dhe Maqedonia.

Në duelet gjysmëfinale të femrave, Linda Zeqiri fitoi kundër Alma Mehmetit me rezultat 3:2 në seta, kurse Iliriana Haliti ishte më e mirë se Hanife Zeqiri me 3:1. Në finale, Linda Zeqiri u tregua më e mirë se Haliti, duke fituar 3:2 në seta.

Ndërsa, më gjysmëfinalet e meshkujve u plasuan Rrahman Ademaj, Kreshnik Mahmuti, Milot Makolli dhe Fatih Karabaxhaku. Rrahmani i fitoi dy setat e parë ndaj Kreshnikut duke paralajmëruar për fitore të mundshme dhe në fund ashtu doli pasi e fitoi ndeshjen 3:1 në seta. 

Interesante ishte ndeshja ndërmjet Fatih Karabaxhakut dhe Milot Makollit. Fatihu i fitoi dy setat e parë, kurse Makolli e fitoi të tretin dhe të katërtin për ta bërë ndeshjen dramatike. Në fund, më shumë energji pati Karabaxhaku dhe me meritë u rendit në finale.

Në finale, u zhvillua ndeshje e mirë dhe me shumë goditje atraktive. Setin e parë e mori Ademaj me 11:8. Në të dytin, Rrahmani ishte edhe më i bindshëm dhe e mbylli në dobi të tij me 11:5. 

Në setin e tretë shumicën e kohë udhëhoqi Ademaj, por në fund Karabaxhaku arriti të bëjë kthesë dhe e mori setin e tretë me rezultat të ngushtë 11:9. Në setin e katërt, vendosi përvoja e Ademajt i cili me maturi e fitoi këtë set 11:7 dhe tërë ndeshjen me 3:1.

Fituesit

GJYSMËFINALET – FEMRAT

Linda Zeqiri – Alma Mehmeti               3:2

Iiriana Haliti – Hanife Zeqiri                 3:0

FINALJA:

Linda Zeqiri – Iiriana Haliti                 3:2

GJYSMËFINALET – MESHKUJT

Fatih Karabaxhaku – Milot Makolli              3:2

Rrahman Ademaj – Kreshnik Mahmuti                  3:1

FINALJA:

Rrahman Ademaj  – Fatih Karabaxhaku          3:1 null

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img