28,06,2025

Në Ferizaj u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Must Read

Ferizaj. 27.06.2025

Sot u zhvillua ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët përmbyllën me sukses fazën e trajnimit bazik ushtarak

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të larta shtetërore dhe ushtarake, përfshirë edhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përpara të cilit u dha raporti simbolik që shënon fillimin e një etape të re për këta të rinj.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një postimi publik vlerësoi punën, përkushtimin dhe disiplinën e të diplomuarve:

“Isha sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, ku me krenari i pashë këta të rinj që u rreshtuan për të mbrojtur dhe shërbyer me dinjitet atdheut tonë. Përgëzime për disiplinën, përgatitjen dhe idealin që bartin në zemër, në rrugëtimin e tyre si pjesëtarë të forcës më të re të sigurisë në rajon. Ferizaj gjithnjë krenohet me bijtë dhe bijat e tij që i japin kuptim fjalës atdhedashuri. Suksese në misionin tuaj fisnik!”

Ky diplomim shënon një moment të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për vetë qytetin e Ferizajt, që tradicionalisht ka dhënë kontribut të çmuar në forcat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet shoferi për dy kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Më datë 26.06.2025, rreth orës 22:45, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img