07,11,2024

Në Ferizaj shënohet 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Must Read

Në sheshin e qytetit në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është shënuar 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. Këto aktivitete janë mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës Agim Aliu Aliu dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri grupi i grave të asamblesë komunale, personeli mjekësor i Qendrave të Mjekësisë Familjare, si dhe institucione të shumta si Spitali Rajonal, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, Qendra e Shëndetit Mendor, FSK, Zjarrfikësit, Policia e Kosovës, shkolla e mesme e mjekësisë, Qendra e kompetencës, Universum të cilat ishin pjesë e aktiviteteve demonstruese.

Ekipet e infermierëve në sheshin e qytetit ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët, si: Matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, nivelin e saturimit me oksigjen, si dhe shpërndanë shumë fletëpalosje në promovim të shëndetit, ndërsa qytetarët tanë treguan interesim të madh për këto aktivitete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img