18,06,2024

Në Ferizaj sekuestrohen 825 kg marihuanë (Foto)

Must Read

Nē një operacion të koordinuar nga drejtoria e antidrogës e në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Gjykatë Themelore në Ferizaj janë sekuestruar një sasi prej 825 kg drogë e llojit marihuanë.

Më 30.04.2017 rreth orës 14:00 njësitet anti-drogë në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën themelore në Ferizaj gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë sekuestruar rreth 500 kg drogë të llojit marihuanë të kamufluar në 20 tavolina druri. Me këtë rast përveq tavolinave janë gjetur edhe mjete tjera që kanë shërbyer për paketimin e substancës narkotike, si shkumë, paketime të plastikës së tejdukshme, shishe me ngjitës të lëngshëm, brusha dhe ngjitës të cilat janë pjesë e të njejtit grup kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar dhe sekuestruar:

825 Kg Marihuanë

6 vetura të ndryshme

26 telefona celular

si dhe mjete të tjera që kanë shërbyer për paketim të substancave të dyshuara narkotike,

janë arrestuar 12 persona dhe  së paku 2 persona janë në kërkim.

“Ky rast rezulton të jetë njëri ndër kapjet më të mëdha që ka bërë  Policia e Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe padyshim shton vullnetin  dhe ngrit në shkallë më të lartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e këtij institucioni” ka thënë kapiteni Reshat Murseli nga Drejtoria për Hetime dhe Trafikim me Narkotikë.

Më 25 dhe 26 Prill, Policia ka konfiskuar 325 kg drogë dhe 500 nga aksioni i djeshëm e cila rezulton në një sasi prej  825 kg të sekuestruar brenda 7 ditëve./FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img