26,11,2025

Në Ferizaj “Psikozë n’4.48 ” shfaqet në nder të Ditës Botërore të Teatrit

Must Read

Për nder të “Ditës Botërore të Teatrit” në teatrin ‘’Adriana’’, do të jepet shfaqja “Psikozë n’4.48 ”  e Sarah Kane, me regji të Fatos Berishës.

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.

Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.

Ndërsa nesër prej orës 19:00, do të shfaqet shfaqja për fëmijë “Detarët e vegjël”, me regji të Arben Marevcit.

Kurse më 29 mars, në ora: 19:00, organizohet mbrëmje poetike,muzikore e skenike.

Më 30.3.2017( e enjte), në ora 20:00, jepet shfaqja “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” nga Bob Becker, me regji të Agim Selimit.

Më 31.3.2017(e premte), në ora: 20:00, shfaqja “Muhamed Ali” nga Naser Shatrolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img