15,11,2024

Në Ferizaj nisin inspektimet për ndalimin e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Must Read

Pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku kërkohet nga të gjithë operatorët ekonomik që t’i largojnë produktet me mbishkrimin “Kosovo dhe Metohi”, ”Kosovo/UNMIK” dhe ”Kosova/Rezoluta 1244”, Inspektorati i Ferizajt ka nisur inspektimin, kryesisht të qendrave të mëdha tregtare në këtë komunë. Inspektori i tregut Besim Uruçi bashkë me ekipin e tij, sot vizituan qendrën “Interex”, ku tha se fillimisht po i paralajmërojnë bizneset për këtë vendim.

“Sipas urdhëresës që kemi marrë ne kemi kërkuar nga subjekti afarist, në këtë rast ”Interexi”, që t’i largoj produktet që kanë një deklaracion të tillë në një afat sa më të shkurtër. Pas kalimit të këtij afati ne do të bëjmë një kontrollë në detaje dhe nëse hasim në produkte të tilla do t’i konfiskojmë. Kështu do të veprojmë në të gjitha marketet e mëdha, natyrisht këto janë në prioritet, më pas do të vazhdohet edhe tek të tjerët operatorë”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësues të ”Interex”-it thanë se janë të njoftuar për këtë vendim dhe se po punojnë që produktet të cilat kanë mbishkrime të tilla t’i heqin nga sirtarët.

“Po edhe ne jemi të njoftuar me këtë urdhëresë, po ashtu edhe të paralajmëruar nga inspektorati për t’i hequr produktet që kanë mbishkrimin ”Kosova dhe Metohi”, ”Rezoluta 1244” dhe ”UNMIK”. Ne do ta zbatojmë këtë urdhër edhe pse për momentin nuk kemi asnjë produkt të tillë, por gjithsesi kuadri ynë po punon për t’i verifikuar të gjitha produktet që gjenden tek ne”, tha Edona Krasniqi nga”Interex”.

Përveç kësaj, Inspektorati i Ferizajt njoftoi se këto ditë është duke e zbatuar edhe një tjetër plan të veprimit për zbatimin e ligjit të konsumatorit, i cili obligon inspektorët që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img