24,10,2025

Në Ferizaj nisi manifestimi “Ditët e Mërgatës” – një muaj me aktivitete kulturore, artistike dhe sportive

Must Read

Ferizaj, 20 korrik 2025 – Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe mërgimtarëve, sot në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj nisi manifestimi tradicional “Ditët e Mërgatës”, i cili do të zgjasë nga data 20 korrik deri më 13 gusht.

Aktiviteti hapës, i dedikuar fëmijëve dhe organizuar nga Ansambli “Kastriotët” (grupi i fëmijëve), shënoi nisjen zyrtare të këtij manifestimi, përmes një programi artistik me valle dhe performanca që pasqyruan trashëgiminë kulturore shqiptare.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, manifestimi do të sjellë për qytetarët dhe mërgimtarët një kalendar të pasur aktivitetesh që përfshijnë: promovime librash, panaire artizanale, turnire sportive, ekspozita artistike dhe fotografike, koncerte, si dhe vizita turistike me pjesëmarrjen e grupeve nga diaspora.

Aktivitetet kryesore përfshijnë:
21 korrik – Promovimi i librit “Qamili i vogël, këngëtar i madh”, me autorë Sylejman Salihu dhe Salih Berisha, në Galerinë e Arteve.
22 – 25 korrik – “Panairi i Bizneseve Artizanale”.
Turne sportive – Ndeshje të futbollit të vogël në fshatrat Prelez dhe Pleshinë.
Aktivitete në natyrë – “Hiking – Ecje malore” (në bashkëpunim me sektorin e sportit dhe shoqatat bjeshkatare) dhe “Lojëra elementare në ujë” (Sektori i Sportit / KN “Kastrioti” / Pishina Matoshi).
Festivali Ndërkombëtar i Valleve “N’Karadak krisin tupanat” – Me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga vende të ndryshme të botës.
“Koloni artistike për mërgimtarët” – Organizuar nga Galeria e Arteve dhe SHAF “Zef Kolombi”.
Aktivitete ekonomike – “Takimet B2B” dhe tryeza diskutimi me biznese nga diaspora, në organizim të Drejtorisë së Ekonomisë dhe Turizmit.
“Panairi i Librit” – ( 05 – 08 gusht ) e organizuar nga Klubi “De Rada” – Ferizaj.

Manifestimi do të kulmojë më 13 gusht, me koncertin përmbyllës të organizuar nga Shoqata “Kapfenberg”, ku do të performojnë artistë mysafirë nga Austria.

“Ditët e Mërgatës” përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim, rikthim në rrënjë dhe promovim të kulturës, trashëgimisë dhe rolit të pazëvendësueshëm të diasporës në jetën kulturore dhe zhvillimore të Ferizajt./ Për FerizajPress, Aurorë Zymberi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img