29,04,2024

Në Ferizaj mbillen lule për fillimin e pranverës

Must Read

Ferizaj.21.03.2017. Komuna e Ferizajt e shënoi sot fillimin e stinës së pranverës duke mbjellë lule vjollce në bulevardin e qytetit afër bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, dhe zyrtarë të lartë të ekzekutivit komunal, mbollën nga një lule, në shenjë porosie për një mjedis më të bukur e më të pastër. Aksionit për mbjelljen e luleve i janë bashkuar edhe fëmijët me sindromin doën nga shoqata “Pema”, por edhe nxënësit e shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Kreu i Komunës, Muharrem Svarqa, tha se përmes luleve, duam t’i sensibilizojmë qytetarët e Ferizajt që të jenë më të kujdesshëm ndaj mjedisit jetësor. Ai paralajmëroi se gjatë muajve në vijim do të ketë aktivitete të shtuara mjedisore.
“Ne po zhvillojmë aktivitetin e shënimit të Ditës së Pranverës me një simbolik të mbjelljes së luleve, si simbol i bukurisë, i hapjes së jetës, në këtë stinë të dashur, por në veçanti për të rinjtë dhe fëmijët. Jam shumë i lumtur që në këtë aktivitet po marrim pjesë edhe fëmijë me nevoja të veçanta të cilët po tregojnë se ne po i integrojmë në çdo skemë të jetës në çdo pjesë të organizuar të shoqërisë, por edhe nxënësit e bujqësisë kanë shprehur kënaqësinë se përmes kultivimin e luleve ne serrat e shkollës do ta pasurojnë çdo kënd të qytetit për çka i përgëzojë”, është shprehur kryetari Svarqa.

Kryetari Svarqa, tutje është shprehur se Ferizaj është një qytet shumë i zhvilluar dhe sipas tij Ferizajn e presin edhe projekte të tjera të zbukurimit të qytetit.
U bë e ditur se kompania ‘Pastërtia” dhe kompania “Ambineti” do të përkujdesen për të gjitha pjesët e gjelbëruara të qytetit të Ferizajt.


 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img