17,11,2025

Në Ferizaj mbi 1700 maturantë i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës

Must Read

Sot në Ferizaj ora 10:00 maturantët i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës.
Në të gjitha shkollat e mesme të Ferizajt 1752 maturant i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës.
Sipas zyrtares për arsim të lartë në DKA të Ferizajt, Sadije Hajdini, testi ka filluar me kohë në të gjitha shkollat e mesme..
“Testi ka filluar me kohë dhe nuk është lajmëruar asnjë problem. Besoj që rrjedha do të vazhdojë normalisht dhe nxënësit do të kenë mundësi të shprehin atë që kanë arritur gjatë shkollimit të mesëm, i cili është një nga kushtet për vazhdimin e studimeve “ ka thënë Hajdini.
Edhe Drejtori i DKA-së në Ferizaj, Muhamet Halili, e ka vlerësuar si proces të organizuar mirë dhe se gjithçka deri më tani është zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.
“Përgatitjet për testin e maturës janë bërë me kohë dhe sot mbi 1700 nxënës i janë nënshtruar testit të maturës i cili në shtatë qendra po monitorohet nga 150 administratorë dhe përfaqësues të MASHT-it” ka thënë Halili.
Sot po mbahet pjesa e parë e testit të maturës i cili kryesisht është nga lëndët e përgjithshme ndërsa pjesa e dytë është paraparë që të mbahet më 24.Qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img